Ja postet që pritet të marrë Alternativa nga qeveria


Bekim Sali nga Alternativa për TV21 është deklaruar në lidhje me zërat se Alternativa synon të merr Ministrinë e Shëndetësisë. Bekim Sali për TV21 tha se nuk është e lehtë të arrihet marrëveshje pasi përveç LSDM, pajtim duhet të jep edhe BDI.

“Ende jemi në proces të bisedimeve dhe s’mundem të jap ndonjë deklaratë të prerë për shkak se gjithçka mund të ndryshon. Sikur të kishim koalicion vetëm ne me LSDM do të ishte më lehtë, por ne bisedojmë me ata, e ata duhet te koordinohen edhe me partneret tjerë qe i kane në koalicion brenda në Qeveri”, deklaroi për TV21 Bekim Sali.

Siç merr vesh Tv Shenja, Alternativës do t’i takojnë 2 ministri dhe 3 poste të zëvendës ministrave. Njëra prej ministrive që do të ketë në krye kuadër të kësaj partie, sipas burimeve brenda Alternativës, do të jetë ajo e Shëndetësisë. Po ashtu, Alternativës i janë premtuar edhe mbi 25 drejtori.

Megjithatë, këto poste do të konkretizohen në takimet e ardhshme dhe po ashtu Alternativa do të tregoj figurat që do të drejtojnë këto institucioneve qeveritare.

Kryeministri Zaev i shoqëruar nga Dimitar Kovaçevski dhe Afrim Gashi me Bekim Salin deri tani kanë mbajtur dy takime, të fundit një ditë më parë. Sipas deklarimit të Gashit, për ta nuk janë me rëndësi ofertat për kuadrot, për që konceptet dhe programi i tyre të jetë i pranueshëm për pushtetin.

Baby Boo