Ja për sa përqind u shtrenjtua energjia elektrike


Energjia elektrike shtrenjtohet për 7.4%. Komisioni Rregullator Energjetik tha se kjo rritje do të vlejë për 98.8% të qytetarëve. Nëse nuk aplikohet dhe modelet e reja tarifore me të cilat amvisëritë që shpenzojnë më shumë do të paguajnë tarifa më të larta, atëherë faturat për të gjithë nga rregullatori pretendojnë se do të ishin më të larta për gati 18%.

Çmimi i ri do të jetë i vlefshëm nga korriku deri në fund të vitit. Sipas përllogaritjeve të rregullatorit, 60% e amvisërive do të kenë fatura më të larta të energjisë elektrike për mbi 6% gjatë muajve të dimrit.

35% do të marrin fatura më të larta deri në 9%, mbi 3% faturat e tyre do të jenë më të larta deri në 11%, dhe për pak më shumë se 1% ata që shpenzojnë më shumë do të marrin faturat e energjisë elektrike më të larta, nga 11 deri mbi 99%. Të ngjashme do të jenë edhe shumat në faturat që do t’i marrin qytetarët gjatë verës. Këto blloqe do të vlejnë vetëm për tarifën e lartë ditore. Rryma e lirë e natës dhe e së dielës shtrenjtohet për 8.6%.

“Nëse një konsumator ka harxhuar 1100 kilovat orë, 210 kilovat orët e para do të tarifohen me çmimin e bllokut të parë. Nga 210 në 630 kilovat orë, që do të thotë, 420 kilovat orë do të tarifohen me çmimin e bllokut të dytë. Nga 630 kilovat orë në 1050 kilovat orë ose 420 kilovat orë të mbetura do të tarifohen me çmimin e bllokut të tretë. Nga 1050 në 1100, vetëm 50 kilovat orët e mbetura do të tarifohen sipas bllokut të katërt”, deklaroi Marko Bislimovski Kryetar i KRE.

Rregullatori thotë se kompanitë energjetike kërkuan rritje më të madhe të çmimit të energjisë elektrike, me çka ata do merrnin pjesë më të madhe të përfitimit, por kërkesat e tyre në përgjithësi u refuzuan./Alsat/

Baby Boo