Ja për çfare raste akuzohet Merko nga Departamenti Amerikan i Shtetit


Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e vendosin kryetarin e Strugës Ramiz Merko si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh, ka thënë Departamenti i Shtetit.

Nga atje thonë se Merko si kryetar i komunës së Strugës ka keqpërdorur mjetet e komunës dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe në procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë.

Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e rritur, Genci, Nazmije dhe Drenushe, u futën në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Pa Censurë

Baby Boo