Ja për çfarë çmimi shitet shtëpia bunker


Një shtëpi e pazakontë që duket sikur ka ardhur nga një galaktikë e largët është shitur për 300,000 dollarë. Shtëpia në formë bunkeri, ndodhet në malet e Tonasket, Uashington dhe ka një ngjashmëri të çuditshme me një prej ndërtesave në filmin legjendar “Star Wars”. Bëhet fjalë për shtëpinë e personazhit Luke Skywalker, i cili ndodhet në planetin Tatooine në serialin e njohur. Shtëpia-bunker është njëkatëshe, ka tre dhoma dhe rrethohet nga 38 hektarë tokë. Pronari i ri i cili ka bërë këtë blerje të guximshme, mund të shijojë një ambient të ngrohtë dhe një dekor të veçantë ku bie në sy përdorimi i gurit dhe drurit.

Baby Boo