Ja me sa vite burg dënohen dhunuesit e vajzës nga Shtipi


Dy të rinjtë e Shtipit që e rrahën një vajzë pak kohë më parë janë dënuar me nga dy vite e gjysmë burg.

Vendimin e shpalli Gjykata Themelore e Shtipit për veprën penale “dhunë”. Ata kanë të drejtë ankimimi ndërsa vendimin e plotfuqishëm do ta presin në paraburgim në burgun e Kumanovës. Në fillim të gjykimit, të dytë e pranuan fajin.

Ndryshe, vajza u rrah në janar në hyrje të një ndërtese në Shtip ndërsa dy të rinjtë u arrestuan nga policia pasi incizimi i tyre u publikua nëpër rrjetet sociale./Alsat

Baby Boo