Ja kushti i BDI-së për të mbështetur rezolutën e VMRO-së


Duke folur në emrin e partisë nga ku vjen, Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ka treguar kushtin që duhet të përmbushet, që grupi parlamentar i kësaj partie të mbështesë në Kuvend Rezolutën e VMRO-DPMNE-së për Bullgarinë.
“Nëse shfrytëzohet emri kushtetues, BDI-ja do ta mbështesë Rezolutën”, tha Osmani.

“Rezoluta që nuk ka emër kushtetues, mendoj se nuk ka formë ligjore”, shtoi ai.
Paraprakisht, nga BDI-ja u shprehën “pro” Rezolutës, por në një deklaratë të kryeministrit Zoran Zaev, u mësua se në Rezolutë nuk është përdorur emri kushtetues i vendit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Baby Boo