Ja kush u zgjodh sekretar i ri i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së


Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së e zgjodhi Gjorgjija Sajkoski për sekretar të ri të përgjithshëm të partisë, në seancën e sotme të mbajtur me propozim të kryetarit të partisë, Hristijan Mickoski.

Siç kumtoi VMRO-DPMNE-ja, Sajkoski, i cili ka lindur në Kërçovë, është doktor i shkencave historike, anëtar shumëvjeçar i partisë dhe deputet përbërjes aktuale të Kuvendit.
“Anëtarët e Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së zgjodhën dhe mbështetën Sajkoskin sepse ata besojnë se ai me përgjegjësi do të kryejë funksionin e sekretarit të përgjithshëm dhe do të përfaqësojë politikat specifike të partisë, që do të kontribuojnë në drejtimin e Republikës së Maqedonisë në rrugën e duhur”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo