Ja kush është kandidat i BDI-së për Komunën e Bogovinës


Dega e BDI-së në Komunën e Bogovinës ka vendosur që në zgjedhjet lokale të këtij viti të garoj me Besnik Emshiun nga fshati Bogovinë.

Besnik Emshiu është i lindur në fshatin Bogovinë. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e ndoqi në gjimnazin e Tetovës ,,Kiril Pejcinoviq”, ku më vonë zhvendoset drejt Prishtinës për të ndjekur studimet e larta në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në drejtimin e makinerisë. Me profesion është magjistër i makinerisë.

Karrieren e filloi duke u punësuar për herë të parë në shkollën e mesme të mjeksisë ,,Nikolla Shtejn” në Tetovë ku dy vite punoi si profesor i matematikës, pastaj angazhohet në shkollën e mesme profesionale ,,Mosha Pijade” në Tetovë si profesor i lëndëve profesionale të makinerisë ku edhe sot është i angazhuar.
Më vonë nga viti 2010 deri në vitin 2012 emërtohet zëvendës drejtor i shkollës së mesme profesionale ,,Mosha Pijade” Tetovë.

Nga viti 2012 deri ne vitin 2014 emërtohet koordinator i projektit per arsimimin e të rriturve në kuadër të shkollës ,,Mosha Pijade” për komunën e Tearces.
Nga viti 2014 deri ne vitin 2016 emërtohet koordinator i projektit për arsimimin e te rriturve në kuadër të shkollës ,, Mosha Pijade” për komunen e Tetovës.

Nga viti 2016 deri më sot angazhohet si profesor part-time në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Tetovës në drejtimin e inxhinierisë së Komunikacionit.
Në politike është kyçur qe nga proceset e para të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku në zgjedhjet parlamenrare të vitit 2006 ishte kandidat për deputet nga rradhët e BDI-se.
Aktualisht kryetar i deges së BDI-së në Komunën e Bogovines , njëkohesisht edhe kandidat për kryetar të Komunës së Bogovinës.

Baby Boo