Ja kush është brunja simpatike që i tha Ramës “I LOVE U”


Edi Rama ka shpërndarë vetë një video në Instagram sot në darkë, ku tregon batutat e shkëmbyera me një grua nga salla, teksa u ngjit të fliste dje në samitin e Diasporës. Mesa duket, dikush i thotë Ramës në anglisht, “I love You”, dhe kryeministri ia kthen, “I love you too”.

Shfaqjet tipike prej rock-star-i këto të Edi Ramës, të cilat ai më pas i zmadhon vetë, duke i shpërndarë në rrjete sociale. Shumëkush u bë kurioz për të kuptuar se kush është femra që nxiti atë moment që sipas të parit të rilindjes u bë xheloze. Në videon që ka hedhur në instagram, Edi Rama qëllimisht fokuson një zonjë brune mjaft simpatike, si për të dashur të tregojë se ajo ishte xhelozuar për fjalët e tij të cilat ai ia kishte adresuar një gruaje tjetër në mes të sallës.

Mësohet se kemi të bëjmë me një zyrtare të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtoreshë e Integrimit dhe Projekteve, dhe quhet Alida Mici. E kursyer në rrjetet sociale, fotot e saj numërohen me gishtat e njërës dorë, ndërkohë që është prezente vetëm në Tweeter. Duhet thënë se më këtë postim që ka bërë Rama, nuk është kujdesur shumë për të ruajtur privatësinë dhe dinjitetin e gruas, pasi e nxjerr atë në një ditë jo shumë të mirë.

Baby Boo