Ja kush emërohet Drejtor Gjeneral në ‘Elem Turs’

‘Elem Turs’ nga sot me menaxher të ri. Adem Avziu, ish Sekretari Shtetëror në MSHIA është emëruar Drejtor Gjeneral i kësaj kompanie e cila është një nga më atraktivet në vend. Detyrën Drejtor Gjeneral Avziu e merr në një moment shumë delikat për kompaninë, pasiqë e njejta menaxhon edhe qendrat sportive rekreative në vend e që pritet pikërisht nga drejtori i ri hapa konkret për gjallërimin e të njejtave.

Si një nga kuadrot më të suksesshëm që BDI ka pasur ndërvite, i njejti pritet që ta udhëheq në mënyrën më të mirë të mundshme edhe këtë ndërmarje, ashtu siç ka menaxhuar me sukses dikasteret e ndryshme që ka drejtuar. Avziu është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, drejtimi – Financë dhe aktualisht po vijon studimet pasdiplomike pranë po të njëjtit universitet.

Nga dhjetori i 2019 ka ushtruar detyrën e Sekretarit Shtetëror pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratë. Prej vitit 2018 ka ushtruar detyrën e Drejtorit në Sektorin për burime njerëzore në Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në periudhën prej muajit dhjetor të vitit 2013 deri më shtator të vitit 2018 ka ushtruar detyrën si Këshilltar i drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prej muajit mars të vitit 2011 deri në dhjetor të vitit 2013, ka ushtruar detyrën e Udhëheqësit të njësisë së Ministrisë së Ekonomisë në Inspektoratin shtetëror për inspektim teknik. Avziu, në periudhën prej muajit qershor 2009 deri në muajin shkurt të vitit 2011, ka punuar në pozitën si këshilltar i dokumenteve të udhëtimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme – SPB Tetovë.