Ja kush do të marrë kartelë pagesore “Blej të vendit”


Kryeministri i vendit Zoran Zaev, bëri të ditur se kartelat pagesore “blej të vendit” do të jenë prej 6 mijë denarë. E këtë radhë kartelë pagesore do të mund të marrin edhe 540 studentë të cilët herën e kaluar nuk i morën.

“Kartelat pagesore këtë herë janë prej 6.000 denarë, dhe do të fitojnë 5 mijë prindër të vetëm, pensionistë të cilët marrin pension deri në 15 mijë denarë gjegjësishtë 182 mijë bashkqytetarë tanë të cilët janë të pensionuar, të punësuar pasiv, artistët e pavarur, punëtorët në kultur dhe estradë. Kartela pagesore blej të vendit do të marrin edhe 540 studentë të cilët ne pakon e kaluar i morën këto kartela pagesore dhe në kohë reaguan përfaqësuesit e tyre”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Baby Boo