Ja kush do të jetë kanditati i PDK-së për kryemnistër të Kosovës


Kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj pritet që të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër të vendit në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

Ndërkaq, nga PDK kanë bërë të ditur se në orën 17:00 do të mbajnë një konferencë për media, ku me gjasë pritet të konfirmohet kandidatura e tij.
“Partia Demokratike e Kosovës mban Konferencë për Media sot (e mërkurë , 23 dhjetor), nga ora 17:00, në zyret e Selisë Qëndrore.”, thuhet në një komunikatë për media, raporton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Enver Hoxhaj për një kohë ka qenë nënkryetar i kësaj partie, deri në dorëheqjen e ish-kryetarit Kadri Veseli.
Ndërkaq, zgjedhjet në Kosovë pritet që të mbahen në fund të muajit janar ose në fillim të muajit shkurt, pasi Gjykata Kushtetuse e shpalli Qeverinë Hoti si jo legjitime.

Baby Boo