Ja kur thirret seanca për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente


Gazeta Blic merr vesh nga burimet e saj, që javën e ardhshme, sipas të gjitha gjasave do të thirret seancë e jashtëzakonshme, për t’u hedhur në votim zgjidhja e presidentit të ri.
”Sipas të gjitha gjasave pritet që javën e ardhshme do të thirret seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Nuk kemi çka presim më”, tha ky burim i Gazeta Blic.Aty Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, do ta propozojë Vjosa Osmanin, për të marrë drejtimin e presidencës.

Sipas këtij burimi, LDK ka vullnet politik që ta mbështes Vjosa Osmanin për presidente.”Shumica e deputetëve të LDK-së pritet t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente. Përjashtim mund të jenë 2 deputetët, Agim Veliu e Driton Selmanaj”, tha ky burim.Madje, disa deputet nga LDK edhe publikisht kanë bërë thirrje që deputetët duhet të qëndrojnë në seancë për zgjedhjen e presidentit.

Njëra prej tyre është edhe Valentina Bunjaku, e cila para dy ditësh kërkoi nga bashkëpartiakët që ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente.Ndërkohë, Ambasadori Amerikan në Kosovë, Kossnet dhe vendet e QUNIT-it kanë kërkuar nga deputetët që t’ia bëjnë kuorumin zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.Prej 120 deputetëve, është obligative që 80 prej tyre të qëndrojnë në sallë gjatë momentit të votimit.Partia Demokratike e Kosovës, tashmë ka dhënë qëndrim zyrtar që nuk do të qëndrojë në sallë e as nuk e do e votojë Vjosa Osmanin për presidente.Përjashtim bënë deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti, i cili publikisht ka deklaruar se do e shqyrtojë mundësinë se a do të qëndrojë në sallë

Baby Boo