Ja kur Qeveria do të vendos se sa mysafirë mund t’ju vijnë për vizitë


Nesër, Qeveria do të mblidhet dhe do të vendosë se cilat nga masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive javën e kaluar do të pranohen dhe cilat do të refuzohen. E javën e kaluar, Komisioni për Sëmundjet Infektive i propozoi Qeverisë të miratojë:

Bartjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme. Ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00. Kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe këtë fundjavë njoftoi se nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së sërishme të karantinës në pjesë të caktuara të vendit.

Baby Boo