Ja kur do të vazhdoj seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit


Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi, për sot në ora 12:00 ka paralajmëruar vazhdimin e seancës së parë konstitutive të Kuvendit, me ç’rast do të zgjidhet kryetari i Kuvendit.
“Kryesuesi z. Talat Xhaferi për sot, 21 gusht 2020, në orën 12:00 e caktoi vazhdimin e Seancës së Parë Konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me mbajtjen e vazhdimit të parë të Seancës Konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është caktuar për sot 21 gusht 2020 në orën 12:00, ndërsa me qëllim të respektimit të plotë të protokolleve të sigurisë të përcaktuar nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse, Ju informojmë se:

Për të evituar grupim më të madh, Seancën Konstitutive do të mund të përcjellin vetëm dy përfaqësues nga çdo medium, respektivisht vetëm ata që në afatin e përcaktuar u paraqitën në Seksionin e Marrëdhënieve me Publikun të Kuvendit.

Pas përfundimit të seancës, deklarata do të mund të jepen në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku për këtë qëllim do të sigurohen kushte përkatëse teknike dhe distancë fizike përkatëse”, theksojnë nga Kuvendi

Baby Boo