Ja kur do të takohen përsëri Thaçi e Vuçiq


Takimi i radhës në Bruksel mes presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë pas 14 ditëve.

Kohën e takimit e ka konfirmuar zyra e presidentit serb, bëjnëtë ditur burimet e gazetës serbe ‘Blic’, përcjell lajmi.net.

Vazhdimi dialogut në këtë periudhë të shkurtë kohore nënkupton intensifikimin e procesit pas takimit të së dielës në Bruksel, ka thënë përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Frederika Mogehrini, shkruan tutje gazeta.

“Serbia ka ende shumë punë për të bërë, shumë çështjë të hapura në tryezë dhe përfaqësuesit e BE-së do të vizitojnë Beogradin më intensivisht, por delegacioni serb do të udhëtojë më shumë në Bruksel, gjërat do të zgjidhen me një marrëveshje të përbashkët me miratimin e të githa palëve, pëlqimi i të cilëve është i nevojshëm,”, shkruajnë burimet e gazetës.

Takimi në Bruksel i së dielës ishte vazhdim i negociatave pas një ndërpreje tre mujore.

Baby Boo