Ja kur do të nis skrining testimi për COVID-imunitetin


Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se nga e hëna do të fillojë skrining-testimi, sipas zgjedhjes së rastit, që duhet të tregojë nëse dhe cfarë imuniteti me COVID-19 ka popullata e vendit, për t`i ndihmuar Komisionit për Sëmundje Infektive në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme.
Testimi planifikohet të bëhet me 1.000 të anketuar në Shkup, me mundësi zgjerimi në gjithë vendin, që të merren të dhëna më reale për imunizimin aktual.

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive kanë thënë se një testim të këtillë ishte bërë para një viti dhe ka rezultuar se rreth 30% e të anketuarve kanë qenë seropozitiv, respektivisht kanë pasur njëfarë imuniteti, kryesisht falë sëmundjes së kaluar të koronavirusit.

Derisa autoritetet përgatiten për skrining-testimin, shifrat e infektimeve të reja dhe riinfektimeve vazhdojnë të jenë në nivele të njëjta pa te*ndencë rënie. Shqetësuese paraqiten shifrat e vi*ktimave nga COVID-19.
Gjatë kësaj jave, nga e Hëna deri të Premten, janë shënuar 119 viktima, prej të cilëve 42 nga regjistri paralel “Termini Im”.

Brenda pesë ditëve shënohen 6.723 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 962 riinfektime.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në mesin e 119 vi*ktimave brenda pesë ditëve, 50 kanë qenë të vaksinuar me dy doza të vaksinës. Sipas tyre viktimat e imunizuar tërësisht kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Baby Boo