Ja kur do të bëhet spërkatja kundër mushkonjave në Shkup


Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se me datën 14.07.2022 (e enjte) do të kryhet dezinsektimi nga ajri dhe toka kundër larvave të mushkonjave. Gjithashtu, më datë 16.07.2022 (e shtunë) do të fillojë dezinsektimi nga ajri kundër formave të rritura të mushkonjave, ndërsa me datë 18.07.2022 (e hënë) do të fillojë dezinsektimi nga toka kundër formave të rritura të mushkonjave.

Spërkatja do të kryhet sipas orarit të mëposhtëm:
Dezinsektimi nga ajri dhe toka kundër larvave të mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet më 14.07.2022 (e enjte), në orët e para të mëngjesit (nga ajri) dhe gjatë ditës (nga toka).
Dezinsektimi nga ajri në territorin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të kryhet më 16.07.2022 (e shtunë) dhe 17.07.2022 (e diel), në orët e para të mëngjesit.
Dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet nga data 18.07.2022 (e hënë) deri më 21.07.2022 (e enjte), në periudhën nga ora 22 deri në orën 03, ditën tjetër.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë spërkatjen, dezinsketimi do të kryhet ditën e parë pasardhëse kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin orar. Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Baby Boo