Ja ku kanë arritur dy biçiklistët tetovarë, të cilët janë nisur për në Mekke


Thonë se mënyra më e mirë per ta vizituar një vend është ta vizitosh me biçiklet. Dhe e vërtet është. Të lëvizësh në rrugë të cilat ti vet i përzgjedh dhe me shpejtësi të cilën vet e kontrollon, të pushosh dhe flesh kur ti deshiron, kjo do të thotë liri natyrore. Në qoftë se ate ditë nuk të vozitet dhe gjendesh në një vende te bukur nuk është patjeter të vozitësh.

Kështu që dy tetovar Amir Asllani dhe Senad Idrizi të shtyrë nga dëshira për udhëtuar, vendosën për të kryer kushtin e pestë të islamit me biçiklet – Haxhin.(HajjRide2018).

DITA 1
Rrugëtimi filloi nga Tetova më 23.06.2018 duke kaluar qytetin e Gostivarit, ngjitjen deri në piken turistike Mavrovë uljen (ramjen) në qytetin e Dibrës për të vazhduar deri ne qytetin e Strugës.

DITA 2 Rrugëtimi ka filluar nga Struga nëpër mjet vendkalimit kufitar Qafa e Thanës në Elbasan për tu ngjitur majes Krabes drejt qytetit tëTiranes.

DITA 3,4
Kanë qëndruar në Tiranë për arsye marrjen e vizave në ambasadën e Arabisë Saudite.

DITA 5 Rrugëtimi ka filluar në drejtim të qytetit të Durrsit duke kaluar nëpërmjet Kavajës në drejtim të qytetit të Lushnjës për ta përfunduar ditën e 5-të në qytetin e Fierit.

DITA 6 Rrugëtimi ka filluar në drejtim të rrugës së Vlorës ku në dalje të qytetit të Fierit kanë lakuar në të majt në drejtim të fshatit Cakran dhe kah fshatrat Fratar, Lulëzim, Qesarat, Iliras, Memaliaj drejt qytetit të Tepelenës për ta përfunduar diten e 6 në qytetin Gjirokastër.

DTIA 7 Rrugëtimi ka filluar në drejtim të vendkalimit kufitar Kakavia për të vazhduar rreth disa fshatrave të Greqisë, Kalpaki Asfaka për ta përfunduar ditën e 7-të dhe javën në qytetin e Janinës. vazhdon…


Baby Boo