Ja ku i kalon pushimet verore Zoran Zaev (FOTO)


Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot në profilin e tij zyrtar ndau disa fotografi nga pushimi i tij në Prespë. Ai pas zgjedhjeve shkoi për pushim me paralajmërim se negociatat për formimin e qeverisë së re do t’i fillojë pas Ilindenit.

“Në shtëpi është në shtëpi, shtëpi është edhe Lubojno në Prespë. Mjalti është nga Bujari, bakllavanë e ka bërë nëna e Lindimit, ndërsa peshkun e ka përgatitur teta Liljana, nëna e Vaskos. Falënderim i madh për mikpritjen dhe ushqimin e mrekullueshëm edhe deri tek Borjan dhe kryetari i Prespës Zhivko. E tërë është kur ka gjithçka”, ka shënuar Zaev në Fejsbuk.

Baby Boo