Ja ku gjendet minarja e vetme në botë pa xhami


Minarja e xhamisë që del nga liqeni i mbuluar me akull në Agr të Turqisë tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve gjatë periudhës së dimrit.

Pjesa më e madhe e fshatit Basçavus, 18 kilometra nga qendra e qytetit, mbeti nën ujë pasi u aktivizua diga Yazici, gjë që çoi në shpërnguljen e popullsisë.

Xhamia e fshatit dhe shtëpi të shumta mbetën nën ujë, ndërsa minareja mbeti mbi sipërfaqen e saj.

Gjatë muajve të verës është vështirë për të arritur minaren, ndryshe nga periudha e dimrit në të cilën uji është ngrirë dhe lehtëson aksesin më të lehtë.

Kjo pamje si një përrallë dimrore në Agr? tërheq shumë fotografë dhe turistë vendas e të huaj.

Banori i fshatit Basçavus, Abdurrahman Beser (70), tha se pamja e minares mbi sipërfaqen e ujit ringjall kujtimet dhe i kthen banorët në të kaluarën.

“Pasi u ndërtua diga, banorët u larguan dhe xhamia dhe varrezat e fshatit dhe disa shtëpi mbetën nën ujë. Është një pamje shumë e bukur e minares. Edhe në verë është bukur, turistët dhe banorët vijnë për vizita. Kur shikoj minaren më kujtohet koha e vjetër, e cila më mungon, ku ka mbetur vetëm minarja”, tha Beser.të kem edhe kohe të lire për të shëtitur në vende të ndryshme, sic thotë Fridrih Niçe së të mësuarit dhe puna duhet ti shërbeje jetës dhe jo jeta të mësuarit dhe punës.

Baby Boo