Ja ku e festojnë Vitin e Ri politikanët e Maqedonisë


Vitin e Ri nuk e kaloi në parabugim Mijalkov, ai kaloi një mbrëmje të mrekullueshme në hotelin më luksoz në Maqedoni Merrioti.

Tradicionalisht, Presidenti Gjorge Ivanov heshti edhe gjatë pyetjes nga gazetarët se ku do ta festojë natën e ndërrimit të motmoteve këtë vit. Në përgjithësi kreu tjetër politik momentet e fundit të vitit turbulent 2018, do ta pres në shtëpi. Kryeministri Zoran Zaev Vitin e Ri e ka pritur në rrethin e familjes në Strumicë.

Zëvendëskryeministri Koço Angjushev dhe Oliver Spasovski kanë qëndruar në shtëpi. Radmilla Shekerinska, me familjen e saj ka qenë në Mavrovë. Jashtë shtetit nuk shkuan as ministrat Milla Carovska, Venko Filipce dhe Arbër Ademi.

Pa plane të veçantë edhe liderët partiak. Sonte në atmosferë shtëpiake ishin edhe Hristian Mickovski, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela. Pas pajtimit, gjatë Vitit të Ri do të pushojnë edhe deputetët. Në shtëpi frstuan edhe deputetët Artan Grubi, Vllatko Gjorçev dhe Daniella Rangelova. Kolegët e tyre të amnistuar edhe krahas asaj që i hapën dyert e Kuvendit më 27 prill dhe tani janë qytetarë të lirë, nuk planifikuan të shëtisin.

Politikani i cili me siguri Vitin e Ri do ta kalojë jashtë shtetit është i arratisuri Nikolla Gruevski i cili ka marrë azil në Hungari.

Baby Boo