Ja ku dhe kur do t’i drejtohet Kastriot Rexhepi publikut!


Deputeti Kastriot Rexhepi do t’i drejtohet publikut.
Siç njoftojnë nga Kuvendi, paraqitja do të mbahet në kuvend me fillim prej orës 11:30.

Rexhepi pritet të sqarohet për veprimin e tij të fundit, mospjesëmarrjen në seancën plenare ku në rend dite ishte mosbesimi i Qeverisë.

Si rezultat i mosprezencës së tij, Qeveria i shpëtoi mosbesimit dhe vazhdoi mandatin.
Ai është pjesë e grupit të deputetëve të Lëvizjes Besa, por lideri i kësaj partie, Bilall Kasami ditë më parë e ka përjashtuar nga partia.
Mbetet të kuptohet se si do të veprojë Rexhepi në Kuvend.

Baby Boo