Ja kënd Pendarovski propozoi për anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor


Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski, i propozoi Kuvendit Milazim Mustafën për anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor.

Milazim Mustafa është këshilltar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, në Sektorin për Ndihmë Ndërkombëtare Juridike. Ai është jurist i diplomuar dhe magjistër në studime evropiane. Në biografinë e tij shkruhet se ai ka diplomuar dhe magistruar në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ka punuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Drejtësisë. Është autor i disa punimeve shkencore. Ka qenë dhe është anëtar i disa grupeve punuese dhe komisioneve në fushën e gjyqësorit.

Baby Boo