Ja gjendja shëndetësore e ambasadores turke


Vendi është tronditur nga një aksident i ndodhur në orët e pasdites në fshatin Mramor. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur tre persona. Derisa është lënduar edhe ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, e cila gjendet ende në QKUK për trajtim.

Është mësuar se personat që kanë humbur jetën në këtë aksident janë të familjes Shala; Agron Shala, 22 vjeç, Arife Shala, 88 vjeç dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.

Në gjendje kritike është edhe Osman Shala, 65 vjeç, i lënduari tjetër nga ky aksident.

Pranë kilinikës Emergjente aktualisht janë duke qëndruar vetura diplomatike, polici. Kurse, sigurimi i QKUK’së e ka bllokuar tërë hyrjen në emergjencë.

Pak më herët për gjendjen e ambasadores turke ka folur deputeti turk Fikrim Damka, i cili edhe ka thënë se gjendja shëndetësores Kiliç është stabile.

“Gjendjen e ka stabile” tha para mediave Damka.

Baby Boo