Ja detaje se si ndodhi ak*sidenti tragjik!


Autobusi me 52 persona ku udhëtonte në autostradën Struma të Bullgarisë kur në afërsi të fshatit Bosnek dyshohet se i pl*asi goma e përparme, në anën e djathtë. Mjeti u përplas me barrierën anësore të autostradës duke rrëshqitur. Në këtë moment ka nisur të derdhet karburant duke bërë që autobusi të shpërthente në flakë. Këto janë të dhënat e deritanishme për aksidentin tragjike me 45 viktima, turistë nga Maqedonia e Veriut që po ktheheshin nga Turqia për në Shkup.

Zjarri, sipas ekspertit bullgar Vasko Pirgov, ka nisur në pjesën e përparme të autobusit. Në një deklaratë për mediat vendase, Pirgov tha se pranë sediljeve të përparme shoferi ka pasur tuba të mbushur me naftë dhe për këtë shkak ka ndodhur shpërthimi.

“Zjarri është shkaktuar nga një gabim njerëzor i shoferit, i cili ka shikuar rrugën. Atje ka një shatërvan ku ndalojnë njerëzit në nevojë, është për pushim, ka disa lokacione të tilla dhe është e rrethuar me parmakë. Duke hyrë në trotuar, shoferi godet dhe e thyen tabelën që tregon se ka shatërvan. Ajo shenjë ka fluturuar rreth 35 metra. Autobusi me siguri ka udhëtuar me më shumë se 100 kilometra në orë. Nuk ka gjurmë të frenimit nga autobusi, kështu që shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate”, tha Vasko Pirgov, ekspert i motorëve me djegie të brendshme.

Hetimi për ngjarjen e rëndë po bëhen nga ekspertë të të dy shteteve.

“Pas bisedës telefonike me kolegun tim bullgar Rashkov, një ekip i Ministrisë së Brendshme, në krye me ndihmës-drejtorin e policisë së uniformuar dhe e përbërë nga përfaqësues të Departamentit të Policisë Rrugore dhe Departamentit të ekzaminimit dhe ekspertizës tekniko- ligjore, tashmë është në rrugë për në Bullgari dhe është në dispozicion për të ndihmuar dhe mbështetur kolegët bullgarë. Pres përgjigje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse nga shërbimet kompetente”, tha Ministri i Brendshëm i RMV, Oliver Spasovski

Baby Boo