Ja deri kur studentët mund të shfrytëzojnë bileta të paverifikuara me NTP Shkup


Ndërmarrja për Transport Publik Shkup prkujton studentët që plotësojnë kushtet për pshfrytëzimin e biletës vjetore studentore për transport publik falas se kanë të drejtë edhe disa ditë për transport falas me biletë të paverifikuar/të pa vazhduar për vitin 2022.

Nga data 1 mars 2022, çdo student në kategorinë e theksuar, nëse nuk ka biletë të verifikuar/zgjatur, në rast të kontrollit, do të marrë raport (dënim), nëse nuk kanë një lloj tjetër bilete të vlefshme.

“I vetmi dokument i vlefshëm për përdorimin e transportit falas është një biletë e vërtetuar/zgjatur për vitin aktual, nuk njihen indeksët, vërtetimi studentot dhe ngjashëm. NTP Shkup edhe këtë vit me kërkesë të studentëve, për tre muaj e vazhduan afatin për vlefshmërinë e llojit të këtyre biletave për vitin 2022”, informojnë nga NTP Shkup.

Vazhdimi i biletës bëhet në ndonjë nga qendrat për personalizim me dokumentacionin e nevojshëm (indeks inspektimi me semestrin veror të regjistruar dhe vërtetim për student me kohë të plotë, jo më i vjetër se 1 muaj).
Të drejtë për shfrytëzim të biletit kanë të gjithë studentët e rregullt në fakultetet shtetërore në Shkup në studimet deridiplomike, pa kufizimtë moshës.

Baby Boo