Ja deri kur pritet të mbetet e mbyllur Gjermania


Gjermania po planifikon që ta zgjasë afatin e masave kufizuese deri më 14 mars, sipas informacioneve nga gazeta gjermane “Bild”.
Sot në ora ora 14:00, Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat do të mbajnë një mbledhje virtuale për të vendosur për masat e reja.

Siç e zbuloi BILD, data 1 mars ishte data kur planifikohej të hapej Gjermnia mirëpo në diskutim është vënë data 14 mars.
Ndërkohë, sipas informacioneve Merkel, Zëvendës-Kancelari Olaf Scholz (SPD), Kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Müller (SPD) dhe Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU) duan që bizneset e parukerisë të hapen nga 1 Mars.

Në letrën thuhet: “Parukierët mund të rifillojnë operacionet nga 1 Mars 2021, duke iu nënshtruar kërkesave të higjienës, për të kontrolluar hyrjen me rezerva dhe për të përdorur maska ​​mjekësore”.

Baby Boo