Ja deri kur do të ketë të reshura të shiut


Nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore, deri të martën do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme, me të reshura të shiut dhe më i freskët me bubullima, kumtoi DPHM.

Proceset lokalisht do të jenë më intensive me të reshura më të mëdha të shiut, zbrazje të shpeshta elektrike, erë të fuqishme (mbi 70 kilometra në orë) dhe me kushte për paraqitje të breshërit.

Temperatura maksimale sot në shtet do të jetë në interval prej 26 deri 34 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me të reshura të shiut dhe bubullima. Temperatura sot në Shkup do të arrijë deri 27 gradë Celsius.
Nga dita e mërkurë vijon stabilizim i motit, kumtoi DPHM.

Baby Boo