Ja çka thotë Lazim Destani lidhur me donacionin e 10 ambulancave

Lazim Destani për donacionin e 10 ambulancave në rrjetin e tij social facebook shkruan:
Më vjen mirë që përmes biznesit tonë familjar po e bëjmë donacionin e radhës. Pandemia vazhdon të kërc*ënojë e të marrë jetë, andaj është sfera e shëndetësisë ajo që kërkon vëmendje.

Baby Boo

Për ta sjellë ndihmën mjekësore sa më shpejt te ata që e kanë këtë nevojë, apo për transportimin e pacientëve drejt qendrave më të specializuara, kësaj radhe zgjodhëm të dhurojmë autoambulanca të kompletuara me pajisjet spitalore të teknologjisë më të re, përfshirë edhe ato për Covid-19.

Shpresoj ky donacion të jetë një ndihmë për spitalet e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që shërbimet e emergjencës të jenë sa më efektive ndaj kërkesave të popullatës e të pacientëve që ndihmën e shpejtë e kanë aq të nevojshme.
Uroj gjithashtu sa më i vogël të jetë numri i atyre që do kenë nevojë për këtë ndihmë.