Ja çka thonë nga Vetëvendosja për rezultatet zgjedhore në Maqedoni


Një lajm tjetër i mirë është se në nivel vendi deri më tash është përpara subjekti socialdemokrat LSDM. Kohët e fundit ky subjekt me veprimet e tij ka treguar se është bërë një faktor i paqes dhe i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajonin tonë, e njëkohësisht është më i hapur për shqiptarët, të cilëve ende nuk u janë plotësuar kërkesat e drejta politike për trajtim të barabartë prej shtetit e prej ligjit në të gjitha sferat e sidomos në ato ekonomike, kulturore e politike. Shqiptarët do të jenë element përcaktues i fituesit të zgjedhjeve, por edhe i krijimit të qeverisë. Kjo krijon kushtet që, me ndershmëri e mençuri të çohet përpara një agjendë e zhvillimit shoqëror ekonomik e institucional për ta. Tema kryesore programore gjatë fushatës ka qenë kërkesa që shteti i Maqedonisë Veriore të jetë shtet për të gjithë, që punësimet investimet infrastrukturore e ato ekonomike shkollat e spitalet të jenë të shtrira kudo e jo duke favorizuar njërën etni. Ky është momenti që kjo kërkesë për barazi të shndërrohet në plan-program qeverisës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dëshiron më të mirën për institucionet e reja që do të krijohen pas certifikimit të zgjedhjeve, për një fqinjësi sa më bashkëpunuese drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve në Bashkimin Evropian e NATO. E popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut i premtojmë se do të ketë vëmendje më të madhe dhe impenjim konkret prej Lëvizjes, e cila së shpejti do të hapë Qendrën e saj në Maqedoni. Së bashku do të angazhohemi e do të organizohemi, të hapur për miqësi me secilin mik të sinqertë që proceset pozitive e progresive të përshpejtohen e ato negative diskriminuese e prapambetëse të kundërshtohen.

Baby Boo