Ja çka thonë nga Ecolog për sulmin terrorist në Mali të Afrikës


Pas sulmit terrorist në Mali, ku një ka humbur jetën dhe dy mbetën të lënduar të cilët ishin të punësuar në kompaninë ECOLOG, portali TetovaSot ka kontkatuar shefin për marrëdhnie me opinionin Kaan Savul i cili tregon në detaje për ngjarjen tragjike në Mali të Afrikës.

“Me keqardhje të thellë konfirmojmë, që gjatë një tentim grabitje në Gao, Mali, tre të punësuar të kompanisë sonë u sulmuan, sulm i cili rezultoi me lëndime të tyre. Fatkeqësisht një nga të punësuarit ( E.I. nga Tetova , Maqedoni ), nuk mbijetoji këtë sulm, ndërsa dy të tjerët edhepse pësuan lëndime, janë jashtë rezikut të jetës.

Ekipi për menaxhimin e krizave të Ekologut, menjëherë arriti në vendin e ngjarjes dhe bëri evakuimin e të lënduarve në spitalin e specialistic në Dakar, ku pranuan trajtimin më të mirë të mundur. Gjendja e tyre është e mirë dhe tani më kanë komunikuar me familjet e tyre.

Në këto momente të vështira për familjet e të pësuarve, do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë për t’i suportuar dhe për të qëndruar pran tyre. Tani më janë ndërmarr të gjitha aktivitetet lidhur më kthimin e të ndjerit në vend. Lidhur më këtë cështje sensitive, dëshirojmë të shprehim mirënjohje të thellë, Ministrisê sê Shëndetesisë në Mali, në krye me Pr. Samba Ousmane, për gatishmërinë për të ndihmuar lidhur me pjesën administrative të punës në vendngjarje dhe për gjithë suportin që ka dhënë në këtë situatë të rëndë.

Gjatë gjithë kohës jemi dhe do të jemi më familjet e të afektuarve nga ky incident tragjik” deklaroi Kaan Savul për TetovaSot.

Baby Boo