Ja çka tha NATO për fluturaken që goditi Zagrebin


Një dron i prodhuar në Rusi ka goditur mbrëmë Zagrebin, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.

Kjo çështje ka marrë vëmendjen e opinionit për shkak të misterit që e rrethon të njëjtën dhe për shkak të aktualitetit pasë parasysh luftën në Ukrainë, shkruan lajmi.net.

E në lidhje me këtë çështje më në fund ka ardhur edhe reagimi i NATO-s, mirëpo që në të nuk ka diçka konkrete.

“Sistemi i integruar i mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s regjistroi trajektoren e objektit që përfundimisht u shemb në Zagreb. Autoritetet kroate kanë njoftuar se po hetojnë incidentin”, tha një zyrtar i NATO-s për Jutarnji List.

Droni në fjalë mendohet të ketë kaluar përmes Rumanisë dhe Hungarisë, për të kaluar më pas në Kroaci ku edhe u rrëzua.

Baby Boo