Ja çka tha Bytyqi për hetimin ndaj Zeqirit


Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot komentoi hetimin që po zhvillohet ndaj tashmë sekretarit të përgjithshëm në dorëheqje të Qeverisë Muhamed Zekiri. Bytyqi thotë beson në sundimin e së drejtës dhe se çdo kush nëse ka gabuar, duhet të merr përgjegjësi.

“Këto janë ndryshimet në proceset demokratike që po na ndodhin dhe ndoshta do të duhet ta kuptojmë për një kohë të gjatë se kjo duhet të jetë kështu, e pavarur, pa marrë parasysh se kush ku është ulur. Nëse ka bërë gabim, do të përgjigjet. Ndjenja nuk është e mirë, sepse krijohet përshtypja po mohohet çdo gjë që është bërë mirë deri më tani”, deklaroi Bytyqi në “Utrinski Brifing”. Ndryshe, gjykata tashmë i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve Muhamed Zekirit, i cili dyshohet për keqpërdorim të funksionit zyrtar gjatë angazhimit të një kompanie për shërbime konsultuese. Përveç Zekirit, për rastin në fjalë dyshohen edhe dy shtetas kroatë.

Baby Boo