Ja cili deputet nuk e votoi propozimin francez


Në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, ku u diskutua për propozimin francez (korniza negociuese), kryetari i Bashkimit Demokratik dhe deputeti Pavle Trajanov nuk votoi për konkluzionet e propozuara nga LSDM dhe BDI.

Nga foltorja, ai porositi që të votohen konkluzionet që ai propozoi,e cila e detyron Qeverinë që të angazhohet në Kornizën e Negociative që të përfshijë qëndrimin për gjuhën maqedonase, të lërë jashtë çështjet bilaterale dhe temat historike, si dhe Protokollin.

Më pas të bëhet një konferencë ndërqeveritare për fillimin e negociatave me BE-në dhe inkorporimi i bullgarëve në Kushtetutë të jetë në baza reciproke, gjegjësisht Bullgaria të njohë të drejtat e maqedonasve që jetojnë në Bullgari.

Ndryshe, edhe deputetët e VMRO-DPMNE nuk votuan për propozimin francez.

Baby Boo