Ja cilët nxënës nuk do të lejohen të futen në shkolla


Nxënësit e klasave të para, dyta dhe të treta do të mund të jenë prezent nëpër shkolla, vetëm nëse nuk kanë temperaturë të lartë trupore.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se të gjithë nxënësve dhe të punësuarve, para hyrjes në shkolla do t’u matet temperatura.

“Ata që kanë temperaturë të lartë trupore nuk do t’u lejohet të futen në shkolla. Do të ketë orar të ndryshëm për hyrje për çdo klasë, që nxënësit e moshave të ndryshme të mos takohen”, tha Filipçe.

Baby Boo