Ja cilat ministra rrezikojnë të largohen nga qeveria e Zaevit pas referendumit


Kryeministri Zoran Zaev pas referendumit për emrin do të detyrojë disa ministra të japin dorëheqje.

Portale maqedonase shkruajnë se në shënjestër mund të jetë zv/kryeministri për çështje ekonomike dhe biznesmeni, Koço Angjushev, pas skandalit me ndarjen e grandeve shtetërore për një kompani ku ai është bashkëpronar, ku nga Fondi për Inovacione përfituan qindra mijëra euro.

Në shënjestër është edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili po përballet me kritika të mëdha për gjendjen e krijuar të krizës më të thellë në shëndetësi dhe pas skandalimit për tenderin prej 36 milionë euro për reagensë laboratorik, i cili u anulua pas publikimit në media.

Zaev do të jetë i mbështetur për muri dhe nuk do të mund të mbyllë sytë përballë këtyre dy skandaleve të rënda, pasi që korrupsioni është një nga konkluzat dhe rekomandimet kyçe të BE-së para hapjes së bisedimeve, informon INA.

Një nga opsionet që po kalkulohet në koluaret e socialdemokratëve është se dy ministrat e lartëpërmendur do të detyrohen që të japin dorëheqje.

Sipas disa burimeve brenda LSDM, Angjushev ka qenë viktimë e disa krerëve në parti , të cilët akoma nuk e dëshirojnë Angjushevin që të jetë pjesë e ekzekutivit dhe në disa raste në mënyrë indirekte kanë kërkuar largimin e tij. Ai shërben si figura kyçe e sferës së ekonomisë me të cilin bashkëvepron kryeministri Zaev.

Baby Boo