Ja çfarë thotë partia ‘Fjala’ për deklaratat e Bedri Bytycit për varrimin e Hilmi Haradinajt


Partia Fjala është distancuar nga deklarata e anëtarit të kësaj partie, Bedri Bytyçi, i cili sot u ka bërë thirrje hoxhallarëve të mos e varrosin Hilmi Haradinajn – babain e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ne cilësojmë se një deklaratë e tillë ka qenë e ngushtime dhe jo e duhur”, thuhet në kumtesën e Fjalës, përcjell Klan Kosova.

“Deklarata e tillë nuk përkon me frymën e subjektit tonë politik”.

“Ne respektojmë çdo qytetar të Republikës Kosovës, e në veçanti Hilmi Haradinajn i cili ka rritur dhe edukuar dëshmorët Shkelzen e Luan Haradinaj”.

Partia Fjala më këtë rast ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Ramush Haradinaj, familjes Haradinaj dhe gjithë qytetarëve për vdekjen e Hilmi Haradinajt.

Baby Boo