Ja çfarë thotë Kovacevski për zgjedhje parlamentare


Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Qytetarët duan stabilitet në kohë krize dhe nuk duan zgjedhje. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për gazetën “Politika”. Sipas Kovaçevskit, fitorja e LSDM-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në disa komuna gjatë muajit gusht dëshmon se qytetarët nuk e përkrahin populizmin e opozitës por ofertën konkrete dhe progresive të pushtetit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Edhe për këto arsye, por edhe për faktin se qytetarët thjeshtë nuk duan zgjedhje, sidomos në kushte krize kur vendit i duhet stabilitet, zgjedhjet do të mbahen në kohën e rregullt në vitin 2024. Deri atëherë ne do të punojmë seriozisht për të zbutur pasojat e krizës ashtu siç kemi bërë edhe deri tani”.

Kryeministri Kovaçevski tha se pret nga deputetët që të përkrahin ndryshimet kushtetuese të cilat Maqedonia e Veriut i mori si obligim me propozimin francez.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Hapja e Kushtetutës dhe futja e më shumë popujve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, krahas atyre që tashmë përmenden në preambulë, do të jetë vetëm konfirmim për përcaktimin tonë që të krijojmë shoqëri në të cilën të gjithë kanë mundësitë e barabarta për zhvillim. Jam i bindur se deputetët do të jenë në krye të detyrës dhe kur të vie koha do të sjellin vendim burrshtetas”.

Karakteri multietnik dhe multikulturor i shtetit, sipas Kovaçevskit, është fuqia e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa përfshirja e bullgarëve, malazezëve dhe kroatëve në preambulën e Kushtetutës sipas tij e përforcon këtë veçori. /SHENJA/

Baby Boo