Ja çfarë propozoimi i dha Zelensky Putin-it


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka propozuar shkëmbimin e Viktor Medvedchuk-it, mikut të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, me ukrainasit e kapur rob nga Rusia.
“I ofroj Federatës Ruse të shkëmbejë këtë djalin tuaj për djemtë dhe vajzat tona që janë në robërinë ruse”, tha Zelenskyy në një video të postuar në ‘Telegram’.
Dje, Zelenskyy njoftoi se Ukraina në një operacion special kapi oligarkun e arratisur.

Duke shpërndarë në rrjetet sociale një foto të Medvedchuk-it të ulur në një karrige me duar në pranga, Zelenskyy shkroi: “Një operacion special u krye falë SBU-së (Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. Ju lumtë! Detaje më vonë. Lavdi për Ukrainën”, shtoi ai.

Vitin e kaluar, në Ukrainë u hap një çështje gjyqësore për tradhti kundër Medvedchuk-it, kreut të partisë opozitare ‘Platforma Opozitare – Për Jetë’.
Ai u raportua se u arratis nga arresti shtëpiak menjëherë pasi filloi lufta e presidentit rus kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1.892 civilë janë vrarë dhe rreth 2.600 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, megjithatë shifra e vërtetë dyshohet se është shumë më e lartë.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 4.6 milionë ukrainas po ashtu kanë ikur jashtë vendit, ndërkohë miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit./Anadolu Agency/

Baby Boo