Ja çfarë pret Zaev nga ekipi qeverisës


Kryeministri i ardhshëm dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë deklaroi se punën e parë që kërkoi nga ministrat e rinj është të punohet me zell, ndershmëri dhe përgjegjësi.

“Secili që do të gabojë para ligjit, nëse është Zaevi, dikush i njohur, ekspert apo jo, do të përgjigjet, por kjo nuk mjafton. Është i rëndësishëm edhe qëndrimi etik. Pres që kuadrot të ndërmarrin përgjegjësi gjithmonë.

Kjo është porosia – të kenë kujdes si punojnë. Ndoshta po, sipas ligjit, por jo edhe aq etik. Këto dy parime duhet të respektohen plotësisht. Ashtu udhëhiqemi edhe në formimin e institucioneve”, potencoi Zaev.

Zaev mbrëmë pas seancës së Këshillit Qendror i bëri të ditur zgjedhjet kadrovike të cilët do të jenë pjesë e qeverisë së re. Në Qeverinë e re, në vend që 26 ministra, si deri më tani, do të ketë 19 ministra apo shtatë më pak.

Baby Boo