Gazetarja Ivona Talevska në llogari shtetërore e ka paguar të gjithë shumën nga aktvendimi që ia shqiptoi gjykata në rastin për fshehje të tatimeve “Tifani”, konfirmuan për “Makfaks” nga Gjykata, transmeton Portalb.mk.
Talevska ka kthyer më shumë se 27 mijë euro për fshehje të tatimit prej gjashtë muajsh. Ka paguar 76 mijë denarë për ekspertizën e PSP-së, 1000 euro për dëmshpërblim, 2000 denarë për harxhime gjyqësore.
“Personi për të cilin interesoheni, krejtësisht i ka paguar të gjitha harxhimet”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Makfaks.
Ndryshe, Talevskës Gjykata ia ka kthyer pasaportën për shkak se iu mor si pjesë e masave për përkujdesie që e kërkonte PSP.