Ja çfarë moti mban sot ndërsa shënohet Kurban Bajrami


Sipas parashikimeve të fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ditëve të fundit të muajit gusht, fusha ciklonike dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, mund të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë duke sjellur reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Ndërsa sot pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me diell, pasdite me vranësira lokale të cilat në pjesë të ndryshme të territorit, kryesisht në jugperëndim të vendit, do të krijojnë kushte për reshje afatshkurta dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.

Baby Boo