Ja çfarë ju shkaktojnë tabletat për gjum!


Sipas shkencëtarëve nga universiteti Harvard dhe ai Borde, tabletat për gjumë dyfish më shumë shtojnë gjasat për t’u prekur nga demenca.

Në hulumtimin e tyre kishin marrë pjesë rreth 1.063 persona, me një kohëzgjatje prej dy dekadash dhe kanë ardhur në përfundim se personat më të moshuar se 65 vjeç, të cilët marrin tableta për gjumë, dy herë më shumë janë të rrezikuar nga demenca, transmeton Telegrafi.

Këtij studimi i shtohet edhe fakti se nga demenca vetëm gjatë hulumtimeve ishin prekur 253 vullnetarë dhe këta ishin njerëzit që kishin shkuar në pension e që nuk ishin aktivë në asnjë mënyrë.

Ishte vërejtur që njerëzit në pension tabletat më së shumti i përdorin si pasojë e pagjumësisë, por edhe shkaku i anktheve.

Baby Boo