Ja çfarë do të shtrenjtohet në Maqedoninë e Veriut nëse kriza në Ukrainë përshkallëzohet


Rritja marramendëse e çmimeve të ushqimeve, gazit dhe karburanteve do të jenë efektet negative në ekonominë e Maqedonisë për shkak të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Edhe pse vendi nuk ka lidhje tregtare me këto dy vende, lidhja me Evropën do të ketë ndikim indirekt.

“Kjo mund të shkaktojë një rritje marramendëse të çmimeve të ushqimeve dhe energjensëve. Pra, ky inflacion që po shohim tani mund të intensifikohet më tej… Çmimet e ushqimeve mund të ndikohen nga Rusia dhe Ukraina që janë prodhuesit më të mëdhenj të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit dhe plehrave”, tha Maja Kadievska, profesoreshë universitare.

Ngritja e një shtabi krize nga qeveria, me disa skenarë të mundshëm mund ti zbusë efektet, thonë ekonomistët. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një intervistë për MIA thekson se pasojat do të ndihen në fushën e emergjencave, por edhe në çmime nëse situata në periudhën e ardhshme përshkallëzohet.

“Mund të jetë më keq nëse ndodh diçka, nëse situata përshkallëzohet edhe mbi çmimet, kemi të dyja, përshkallëzime të tjera. Në varësi të drejtimit të implikimeve, mund të ketë mungesë energjie, por tani për tani mbetet një skenar spekulativ”, u shpreh Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Me zhvillimet e fundit në Ukrainë, bursat botërore nga mëngjesi i sotëm shënuan rritje si të arit ashtu edhe të derivateve të naftës. Në bursën e Londrës, brenda një dite një fuçi naftë u rrit për tre dollarë shtesë, që aktualisht është 99 dollarë, më i larti në 10 vitet e fundit. Përveç derivateve të naftës, çmimi i gazit është rritur me 10% dhe krejt e kundërta, vlera e aksioneve në bursa shënon rënie.

Baby Boo