Ja si e kalon ditën Ridvan Zykaj (Video)


Prej afro tri javësh autori i masakrës në Resulaj të Selenicës qëndron në një nga qelitë e paraburgimit në Vlorë.

Ridvan Zykaj, njeriu që vrau tetë kushërinjtë tij në Resulaj të Selenicës, ndodhet i vetëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë. Kanë kaluar 20 ditë nga koha ku ai kreu krimin makabër dhe askush nga familjarët nuk është interesuar për të.

Burime nga policia e Vlorës i thanë ABC News, që Ridvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd. As me punonjësit e policisë.

Përsa kohë është duke qëndruar në qeli, ai nuk ka dalë asnjë rast për ajrim.

Të njëjtat burime tregojnë se Zykaj edhe ushqimin e kërkon brenda, jo të ulet me të paraburgosurit e tjerë.

Punonjësit e policisë së Vlorës janë befasuar nga qëndrimi i 24 vjeçarit.

I qetë dhe aspak i penduar për çfarë ka bërë. Në asnjë rast nuk ka treguar shenja të agresivitetit, thotë burimi i ABC News.

Aq i ftohtë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, saqë të paraburgosurit e tjerë në Vlorë ndjehen mirë që Zykaj nuk ulet me ta për ushqim, apo të dalë bashkë në ajrim.

Ai ndodhet aktualisht në fazën hetimore nën masën e sigurisë arrest me burg, dhe do të qëndrojë aty deri në marrjen e dënimit nga gjykata.

Tetë persona u sharruan me kallashnikovë të premten e parë të Gushtit nga Ridvani i tmerrshëm. E gjitha zgjati 10 minuta.

Afër njëri-tjetrit vrasësi i zuri në befasi. Vrau gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, menjëherë pas debatit në një drekë. Edhe në gjykata tha se i vrau pasi e quanin hajdut pulash./ABC News/

Baby Boo