Ja arsyeja pse Xhaferi e dështoi seanca me shefat e grupeve parlamentare


Koordinimi i sotëm i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi me shefat e grupeve parlamentare është ndërprerë pasi nuk është arrit marrëveshje për punën e mëtejme të Kuvendit, gjegjësisht seancës së nesërme në rend ditë të së cilës janë më shumë pika të ndërlidhura me masat për ballafaqimin me Kovid-19.

Siç bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së opozitare mbështetjen për kuorum për seancën e nesërme e ka kushtëzuar me selektimin e disa pikave të rendit të ditës.

Baby Boo