Ja aplikacioni për kthimin e TVSH-së, regjistroni në telefonat tuaj (VIDEO)


Drejtoria e të Ardhurave Publike prej sot fillon zbatimin e projektit për kthimin e TVSH-së. Qytetarët për herë të parë kanë mundësi të kërkojnë t’u kthehet 15% e TVSH-së së paguar. Në konferencën e sotme për shtyp, drejtoresha e këtij insitutuicioni, ka prezantuar mundësitë teknike përmes së cilave qytetarët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë të drejën e kthimit të TVSH-së.

>
Jo të gjithë obliguesit tatimorë përmes shkarkimit të aplikacionit “TVSH-ja ime” kanë mundësi që ti skenojnë llogaritë fiskale përmes celularëve të tyre. Prej se aplikacioni u gjend në faqen e DAP-it, shfrytëzuesit që kanë celularë AJFON të njëjtën nuk mund ta shkarkojën, për çka Drejtoresha e DAP-it theksoi të kenë durim për disa ditë.

“Aplikacioni është i thjeshtë për përdorim, kurse nga cdo telefon të mencur qytetarët mund ta shkarkojnë përmes ueb-faqes së DAP-it. Presim që ditëve në vijim aplikacioni të jetë i kapshëm edhe nga APPLE STORE për shfrytëzuesit e sistemit operativ IOS.” – tha Sanja Lukarevska – Drejtore E DAP-it.

Me këtë masë, të gjithë ata që janë mbi moshën 15-vjecare dhe kanë llogari të tyre transaksioni dhe janë të regjistruar në sistemin –E-Tatimi Personal, mund të kthejnë TVSH-në me skenimin e llogarisë fiskale. Qytetërat mund të skanojnë vetëm llogari valide fiskale me bar-kode.

“Llogaritë fiskale jovalide nuk kanë bar-kod dhe nuk mund të bëhet skenimi, kurse nëse duna të paraqesin ndonjë obligues tatimor që nuk jep llogari fiskale por kompjuterike, mund ta paraqesin në linjën telefonike falas-198.” -vlerëson Sanja Lukarevska – Drejtore E DAP-it

Me këtë masë një person gjatë një muaji mund të kthejë masimum 600 denarë, për të cilat duhet të harxhojë mbi 22 mijë denarë ose për një vit shuma mund të jetë 7200 denarë. Nga ana tjetër, një familje katër anëtarëshe gjatë një viti, mund tyë kthejë maksimum 28.800 denarë. Nga DAP-i gjithashtu paralajmërojnë se saknsionet ekzistojnë për persona juridik dhe fizik, nëse ndonjëri nga shfrytëzuesit përpiqet ta keqpërdor aplikacionin. Kompetentët thonë se këtë vit kthimi i TVSH-së do të bëhet në fund të vitit, kurse nga viti i ardhshëm çdo tre muaj.

https://youtu.be/cV6l9-1_0Ls

Baby Boo