Izraelitët hyjnë në tunelet sekrete nëntokësore të Hamasit në Gaza, luftime të ashpra po zhvillohen


Izraeli tha se njësitë e tij sulmuan njerëz të armatosur të Hamasit brenda tuneleve nëntokësore të Gazës pasi kryeministri Benjamin Netanyahu refuzoi thirrjet për një armëpushim që synonte lehtësimin e krizës humanitare në Gaza.

Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, njoftuan mëngjesin e sotëm se u përleshën me forcat izraelite që “sulmuan aksin jugor të Gazës”, duke përdorur mitralozë dhe duke gjuajtur katër raketa Al-Yasin 105, armë antitank të prodhuara në vend.

Tunelet janë një objektiv kyç për ushtrinë izraelite pasi zgjeron operacionet tokësore brenda Rripit që synojnë të shtypin grupin militant palestinez Hamas pas sulmit të tij të armatosur të 7 tetorit që vrau më shumë se 1,400 njerëz, sipas burimeve izraelite.

Izraeli beson se shumë nga pengjet e Hamasit janë në labirintin e tuneleve nëntokësore që ata i quajnë “Metroja e Gazës”. Lëvizja palestineze deri më tani ka liruar katër persona që ka mbajtur peng – dy prej tyre (një nënë dhe vajzë që janë shtetas amerikanë) dhe dy gra izraelite.

Baby Boo