Izraeli sulmohet edhe nga Siria, Izraeli kundërpërgjigjet


Trupat izraelite qëlluan me artileri dhe predha mortajash drejt Sirisë, pasi një numër predhash të lëshuara nga fqinji i saj verior ranë në zona të hapura në territorin izraelit, tha ushtria izraelite.

Një burim në Sirinë jugore tha se një fraksion palestinez kishte lëshuar tre raketa drejt Izraelit.

Ky zhvillim ngre frikën se dhuna mund të çojë në një luftë më të gjerë, pasi Izraeli tregton sulme ndërkufitare me Hezbollahun e Libanit dhe lufton me militantët e Hamasit në Gaza, raporton Reuters.

Që nga sulmi i befasishëm i Hamasit, në Izrael dhe Gaza me 7 tetor janë vrarë afër 2.000 persona.

Nderkohe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden denoncoi të martën Hamasin dhe theksoi mbështetjen e SHBA-së për Izraelin ku mbi 1000 vetë përfshirë 14 amerikanë kanë humbur jetën, që kur filluan sulmet e Hamasit gjatë fundjavës.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden shprehu gjithashtu shqetësim për amerikanët që janë marrë peng nga Hamasi, grupi militant që mbështetet nga Irani.

Baby Boo